Programi botëror për ushqim i Kombeve të Bashkuara (WFP) ka paralajmëruar se më shumë se 43 milionë njerëz në Afrikën perëndimore do të përballen me mungesë të ushqimi në muajt e ardhshëm, si pasojë e koronavirusit të ri.
Zëdhënësja e WFP, Elizabet Bajers tha se miliona njerëz në Afrikë janë në gjendje kritike për shkak të sëmundjes Kovid-19, konflikteve dhe ndryshimeve klimatike.
Duke vënë në dukje se rreth 12 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç, në rajon nga qershori deri në gusht do të përballen me mosushqyerje, ajo tha se më shumë se 43 milionë njerëz janë të ekspozuar në rrezik të mungesës së ushqimit.
Bajers tha se rreth 21 milionë njerëz në Afrikën Perëndimore do të kenë problem me qasjen në ushqim në tre muajt e ardhshëm. Ajo tha se sëmundja Kovid-19 e ka përkeqësuar në mënyrë plotësuese situatën në atë pjesë të botës.
Gati shtatë milionë njerëz në Etiopi kanë nevojë për ndihmë ushqimore për shkak të mungesës së shiut dhe thatësirës.
Komisioni kombëtar për menaxhimin e rreziqeve nga katastrofat në Etiopi bëri të ditur se nevojiten 1 miliard dollarë për të ndihmuar pothuajse shtatë