Tingulli mbresëlënës që po liron Chevrolet Camaro ZL1

Ky është një tingull i fuqishëm, që e dallon prej makinave tjera sportive.

Në industrinë e automobilizmit, ka kompani të shumta që merren me modifikimet e makine, që t’i bëjnë edhe më të fuqishme, derisa Corsa Performance dallon shumë për nivel shumë më të lartë, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, kjo kompani ka punuar në makina të ndryshme, për t’ju shtuar fuqinë, ndërsa në mesin e tyre edhe në disa Chevrolet Camaro SS dhe ZL1.

Këtë herë, është punuar në një Camarol ZL1 me 6.2 litra, që i është vënë sistem i ri për nxjerrjen e gazrave, duke bërë që tingulli që lëshon të jetë shumë mbresëlënës.

Sistemi i ri me metal të lehtë që nuk ndryshket, peshon 2.2 kilogramë më pak, ndërsa gypat e reja kanë madhësi deri në 6.9 centimetra.

Modifikimi i tillë, mund të bëhet vetëm në versionin sportiv të kësaj makine, ndërsa do të përdoret vetëm në pista dhe jo për rrugë të zakonshme.

.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme