Doris Pack, deputetja e Parlamentit Evropian, ka reaguar hidhur ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimit e marrë nga qeveria shqiptare për t’ia kaluar truallin e Teatrin Kombëtar, Bashkisë.
Në një postim në Twitter, Pack shkruan se kreu i bashkisë, Erion Veliaj synon ta shkatërrojë atë ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian.
“Një shaka?! Jo! në Ditën e Evropës, më 9 maj, Rama, duke i shpërfillur vlerat europiane, qëndrimin e “Europa Nostra” po i lan duart e tij pafajësisht duke transferuar Teatrin Kombëtar, tek shoku i tij i ngushtë Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili kërkon të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian”, shkruan Doris Pack në Twitter.
© SYRI.net