Vazhdojnë tensionet për prishjen e teatrit në Tiranë, 37 të arrestuar

Tensionet mes policisë shqiptare dhe protestuesve në Tiranë vazhdon ende prej mbrëmjes së djeshme kur dhe u shemb Teatri Kombëtar. Protestuesit nuk tërhiqen dhe bëjnë thirrje për rrëzimin e Qeverisë Rama.

Ndërkohë Policia e Tiranës deklaron se 37 persona janë shoqëruar pasi kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Në njoftimin e saj policia kujton qytetarët dhe drejtuesve politikë, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Ndërkohë në spitalin e Traumës në Tiranë një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme