“Nuk kam mundësi se nuk jam ndjerë mirë. Nuk jam shumë në djeni. Ju lutem të mos më ngatërroni”
Me dy fjali e kaloi shembjen e Teatrit Kombëtar shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.
Në një lidhje telefonike për TVT në Tiranë Kadare e shmangu pyetjen duke u justifikuar me mosdijeninë mbi çështjen dhe shëndetin e rënduar.
Përmes një postimi në Facebook, Bejtja bën ironi teksa krahason atë çfarë ka thënë Michele Placido (I njohur nga shqiptarët si Komisar Katani) për Teatrin Kombëtar dhe atë çfarë thotë shkrimtari ynë më i nominuar për çmim Nobel në Letërsi.
“Si mos shembet Teatri në një vend ku trashëgiminë kulturore më shumë ka dëshirën dhe vullnetin ta mbrojë Komisar Katani nga Palermo se sa shkrimitari më i madh shqiptari i nominuar për çmimin Nobel”. Shkruan Bejtja në reagimin e tij të rradhës.
Në tetorin e 2018-ës, gjatë një vizite në Tiranë, Placido do të shprehej:
“Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë”.
© SYRI.net