Kurti: Në veçanti sivjet ua uroj Fitër Bajramin bashkatdhetarëve tanë në mërgim,që nuk patën mundësi të vinë për festim në vendlindje

Kryeministri në largim, Albin Kurti ka uruar festën e Fitër Bajramit për gjithë shqiptarët kudo që janë.

Përmes një video-mesazhi, Kurti, ka uruar gjithë qytetarët, e në veçanti, siç tha ai bashkatdhetarët, të cilët për shkak të pandemisë nuk patën mundësi të vinë në Kosovë, që bashkë me familjen e tyre ta presin këtë festë.

Urimi i plotë:

Të dashur qytetarë, të dashur besimtar mysliman me fat Fitër Bajrami!

Për një muaj në Iftar e në Syfyr, keni shtruar sofrën duke ndarë kafshatën me lutje  e  shpresë për një agjërim të pranueshëm.

Festa e Bajramit, është festë gëzimi, në të cilën mblidhen familjarët e miqtë për urime.

Kësaj radhe, mëngjesi  i festës është më ndryshe.

E pazakonta e pandemisë u kthye në përkushtim të sakrificave të vogla, por që kontributi është i madh.

Edhe pse jeni privuar nga lutjet tuaja në xhami, mirëkuptimi që keni përcjell, është angazhim I solidaritetit për ruajtjen e shëndetit të secilit prej nesh.

Në veçanti sivjet ua uroj Fitër Bajramin bashkatdhetarëve tanë në mërgim, që nuk patën mundësi të vinë për festim në vendlindjen e tyre.

Ata vazhdojnë të na ndihmojnë shumë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme