U abuzua nga 65-vjeçari/ Flet babai i 15-vjeçares: E ngacmonte që në klasë të 6. E kisha marrë vesh para disa muajsh, videon ja tregonte gjithë lagjes për të bërë gangsterin

Një ngjarje e rëndë ndodhi javën që lamë pas, ku një 15-vjeçare në Qarkun e Tiranës u abuzua seksualisht nga 65-vjeçari Abaz Doku, roja i shkollës në Babrru, aty ku vajza studionte.

Abuzimin me të miturën e kishte filmuar dhe më pas videon ua kishte dhënë tre personave të tjerë, të moshës 20, 16 dhe 15 vjeç.

Edhe këta të fundit, nën kërcënimin se do ta publikonin videon, e kishin detyruar 15-vjeçaren që të kryente gjithashtu marrëdhënie seksuale me dhunë me ta.

Të katër ranë në prangat e policisë, ndërsa i ati i të miturës, Edmond Thanasaj tregon dyshimet që kishte pasur se Doku e ngacmonte të bijën dhe paralajmërimin që i kishte bërë si bashkëshortes ashtu edhe djalit të tij.

Ndërkohë, për “News 24”, i ati i 15-vjeccares është prehur se 65-vjeccari i hidhte fjalë së bijës dhe se ai e shihte edhe vetë kur i jepte karamele dhe i fërshëllente poshtë shtëpisë.

Me historinë e abuzimit me fëmijën tim jam njohur 6 muaj më parë nga fqinjët pasi nisën të qarkullojnë videot. Ndërsa vajzën time ai e ka ngacmuar që kur ka qenë në klasën e 6-të.

I hidhte fjalë. Kam shkuar kam folur me bashkëshorten e Abazit dhe me djalin. U kam thënë më ngacmon vajzën po ata thoshin është e vogël. E shihja dhe vetë që i jepte karamele dhe fërshëllente poshtë shtëpisë.

Vajza nuk e pranonte që kishte kryer marrëdhënie sepse kishte frikë. Me pas iu rrëfye të ëmës. Ndërsa Abazi për të më ulur mua dhe për tu dukur si gangester ia shpërndau videon gjithë Babrroit. Dua që shteti të veprojë dhe drejtësia ta ndëshkojë”, tha ai.

Ndërkohe që i ati i 15-vjeçares, Edmond Thanasaj ka treguar detaje të tjera në një intervistë për “Klan Plus” se 65-vjeçari ua tregonte videon intime shoqërisë së tij, për të bërë gangsterin.

Pjesë nga Intervista

Kur ka nisur abuzimi i vajzës tuaj?

Që në klasë të 6, ka qenë në fillore, më pas në vit të parë gjimnaz. I thoja nuses së tij, o zonje ruaje burrin se më ngacmon (vajzën). Jo po vajza është e vogël… I thoja dhe djalit të vet, babai i jot i fërshëllen bilbila, karamele… Jo më thoshte…

Kur ju ka treguar vajza?

Ma tha nusja. Erdhën videot… para nja 6 muajsh. E kisha 100 përqind që ka kryer marrëdhënie sepse janë të gjitha të dokumentuara… në telefon. I tha pastaj fshiji se do më vrasë babai. I thashë që kam marrë vesh që ke shkuar me atë plakun. Jo babi më tha. Kam marrë vesh i thashë, më ka thënë dynjaja, ky komshiu këtu…

Pra ju e keni marrë vesh nga fqinjët?

6 muaj. Është e vërtetë, e pyeta? Nuk më tregonte, kishte frikë. I thashë nuses zbërtheje gocën, sepse kështu-kështu kam dëgjuar. Ia kishte treguar videon një komshiu aty të kafja. Duke bërë gangsterin, sepse prapa për të më ulur mua si prind, ia çonte videot shoqërisë, gjithë babrronjësve. Si e si për të më ulur mua, apo për të treguar veten si gangster…nuk e di.

A besoni se drejtësia do të bëjë gjënë e duhur?

Nuk e di… do t’ia le drejtësisë. Mua më ka ikur truri, zari… po nuk mori vendim qeveria unë, e di po qe i martuar apo e ke vajzë vetë, ose motër./ Klan Plus

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme