Dogana bëri histori, gati mblodhi 1 miliard euro

Dogana e Kosovës, ka arritur që të mbledh më shumë mjete në krahasim me planin që e kishte si synim.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë me dije për RTKlive se për herë të parë presin që të kalojnë shifrën prej 1 miliard eurove të hyra.

“Që nga themelimi nuk kemi mbledhur këtë shumë që po arrijmë këtë vit”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se deri Dogana e Kosovës, për momentin është mbi 98 milionë euro më shumë.

“Dogana e Kosovës, ka mbledhur 964 milion euro apo 11% më shumë se vitin e kaluar. Kjo rritje tregon përkushtimin e doganës në luftimin e evazionit fiskal dhe kontrabandës”, ka thënë ai.,

Sipas tij deri tani Dogana ka mbledhur mbi 964 milionë euro./RTKlive/Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme