Eksperti i njohur jep paralajmërimin e frikshëm për Shqipërinë: Kjo duhet të na alarmojë më shumë se kurba e Covid-19

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho jep alarmin për popullsinë e Shqipërisë. Ai ka publikuar një grafik ku tregohet ecuria e popullsisë shqiptare deri në vitin 2100 e cila pritet të arrijë në 1.1 milion banorë. Sipas tij kjo kurbë duhet të na shqetësojë më shumë se ajo COVID-19.

“Ky është parashikimi për ecurinë e popullsisë shqiptare deri në vitin 2100 kur parashikohet të arrijmë rreth 1.1 milion banorë.

Nuk është pasojë e raportit vdekje/lindje, se sepse ende kemi rreth 10,000 lindje më shumë se ç’kemi vdekje në një vit.

Problem mbetet ikja, me rreth 15,000 persona që largohen çdo vit dhe krijojnë boshllëk në demografi.

Për mendimin tim, një kurbë që duhet të na alarmojë shumë më tepër se kurba e COVID-it”, – shkruan ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme