“Asgjë nuk do të jetë siç ka qenë”. Ky është slogani ose kryefjala e gati secilit tekst dhe analizë që sot bëhet në botë në lidhje me efektet e pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19. Edhe në analiza politike, edhe në analiza ekonomike, por edhe në projeksione për kulturën dhe arsimin në të ardhmen, gjithnjë vijon fjalia “asgjë nuk do të jetë siç ka qenë”. Aq më shumë kur flitet për teknologjinë, e cila pritet që historinë e saj ta ndajë në “para dhe pas pandemisë”; ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, gjatë fjalimit të tij të mbajtur ditë më parë për platformën Global Summit Covid 19 – Health Politics Education Economy, të organizuar nga Northern Illinoi University International Women Club’s.