Vëllai sulmon seksualisht motrën e mitur e më pas rrah gruan, arrestohet

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë për ngacmime e sulme seksuale.

Një rast më delikat raportohet të ketë ndodhur dje, ku vëllai ka sulmuar seksualisht motrën e mitur e më pas ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht motrën e tij (e mitur) dhe më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila ka pranuar tretman mjekësor. Viktima e mitur është dërguar për ekzaminim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Në tjetër rast po ashtu ka ndodhur në Prishtinë, ku është arrestuar një person për ngacmim seksual.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër Kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme