Ditë më parë në emisionin “Zaspij ako mozhesh” në Alfa TV, i ftuar ka qenë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi. Në lidhje me pyetjen mbi anketën në lidhje me pandeminë në aspekt etnik, Gashi u përgjigj:
“Dy etnitë tona në shtet, për arsye të politizuara dhe historike, sillen sikur të jetojnë në bota të ndryshme. Mënyra e ndryshme arsimore, pra informimi, kontribuon në interpretime të ndryshme të realitetit. Me vite të tëra janë imponuar teza të gabuara dhe janë lansuar komplote të ndryshme dhe, si rezultat i kësaj, u humb besimi mbi institucionet dhe qeverinë”, ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.