Pse Hashim Thaçi e Isa Mustafa, kanë qëndrime edhe më negative për Kosovën, se disa politikanë në Serbi?

Fejzi HAJDARI

 

Kosova si duket po fillon një garë me kohën. Çështja tani është se a do mund të përballojë deri në zgjedhjet e reja presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo “xhelatët e saj patriotë”, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj…, do të arrijnë qëllimin final për ta copëtuar Dardaninë para zgjedhjeve në Amerikë.

Këtë në mënyrë shumë të qartë e tha në intervistën e fundit edhe analisti i njohur amerikan, Daniel Server. Porosia e tij ishte se ndoshta është më mirë qëpër marrëveshje të pritet administrata e re amerikane, ku me shumë gjasë do të fitojë demokrati Xho Bajden, kur do të krijoheshin pozita shumë më të volitshme për dialog.

Mirëpo, pas vizitës në Moskë te Sergej Llavrov, Thaçi dhe kompania, u kthyen edhe më të fuqishëm dhe me ide shtesë se si ta rrëzojnë qeverinë legjitime të Albin Kurtit dhe të instalojnë qeveri jolegjitime me votat e “Lista Srpska”. Këtë qëllim ia arritën. Tani janë nisur drejt qëllimit përfundimtar për copëtim të Kosovës, siç zbulojnë edhe dokumentet që dëshmojnë lotimin me para të Kosovës për planin e ndarjes.

Tani janë në test qytetarët e Kosovës. A do të lejojnë që ndarja të bëhet para syve të tyre nga qeveria e Hotit dhe Rakiqit (në regji të Thaçit), apo do të rezistojnë. Kosova që solli frymën e ndryshimeve shqiptare në Ballkan nuk duhet të lejojë të realizohen në praktikë, planet e zhvatësve të saj, që janë shumë më negative edhe se planet e disa politikanëve serbë, siç jamë Çedomir Jovanoviq, Nikolla Sandulloviq, e kështu me radhë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme