Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar mbi lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë shkruan Gazeta Blic.
Haxhiu thotë se qeveria ilegale po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise.
Ajo thekson tutje se lejimi i organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë.
“Lejimi i organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë. Serbia po vazhdon cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial. Ky është agresion.
Pazaret e kësaj Qeverie me Serbinë, kushedi se kur do të ndalen!”
Postimi i plotë:
Qeveria ilegale dhe pa mbështetje popullore, po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise!
Lejimi i organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë. Serbia po vazhdon cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial. Ky është agresion.
Pazaret e kësaj Qeverie me Serbinë, kushedi se kur do të ndalen!
Qeveria Kurti, ia ktheu dinjitetin vendit prandaj ajo qeverisje duhet të kthehet. Angazhimi dhe përbashkimi kundër kësaj Qeverie është i domosdoshëm.