KUSARI – LILA TREGON PËR HERË TË PARË SE CILA ISHTE IDEJA E NDRYSHIMIT TË KUFIJVE, E KONFIRMUAR EDHE NGA NDËRKOMBËTARËT

Në emisionin “Pa maskë” të Xhevdet Pozharit, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se ideja për ndryshimin e kufijve është shumë e rrezikshme për të gjithë rajonin. Sipas saj, një ide e tillë ka ekzistuar dhe është promovuar me para të buxhetit të shtetit të Kosovës, ndërsa personifikim i kësaj ideje është presidenti Hashim Thaçi. Madje, ajo ka thënë se një gjë të tillë e kanë të konfirmuar edhe në takimet me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, njofton 24-ore.info

“Ideja për ndryshim të kufijve ka qenë. Ne e kemi të konfirmuar edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë që kanë ardhur në Prishtinë dhe kanë diskutuar edhe me përfaqësues të partive politike të cilët e kanë prezantuar idenë. Kjo ide ka përfshirë disa fshatra të Preshevës, jo qytetin. Jo vijën e hekurudhës, me tri komuna të veriut, me menaxhim të veçantë të Ujmanit, me menaxhment të kombinuar të Trepçës dhe kështu me radhë”, ka deklaruar Kusari – Lila, njofton 24-ore.info

Ajo ka deklaruar se kjo i është thënë edhe asaj personalisht nga përfaqësues ndërkombëtarë, mirëpo nuk ka zbuluar emrat.

“Nuk mund ta them me emër, por ka qenë përfaqësues ndërkombëtarë që ka ardh ta sheh disponimin e partive politike shqiptare parlamentare në raport me këtë ide të prezantuar nga presidenti”, ka thënë Kusari – Lila duke shtuar se një gjë e tillë u është kumtuar nga profile të larta ndërkombëtare./24-ore.info

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme