Ngërçi për reformën zgjedhore, PS kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Teksa 30 qershori po afron dhe skadon afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari i këtij komisioni Damian Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik më datën 24 qershor, ora 17:00.

Gjiknuri ka kërkuar që të sillen propozime të shkruara paraprakisht për çdo çështje të mbetur pezull, me synim që ditën e nesërme bashkë me zgjidhjen ligjore për mekanizmin e përzgjedhjes së anëtarevë të KQZ, të marrë miratimin e gjithë paketa e amendimeve në Kodin Zgjedhor.

Kjo sipas Gjiknurit do t’i lejonte më pas Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore që të avancojë me proçedurat e brendshme përpara skadimit të afatit.

Pas marrëveshjes së 5 qershorit për ndryshimet në kodin elektoral, mazhoranca dhe opozita janë ndarë sërish në qëndrime për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme