Analistët e huaj, njohës të mirë të çështjeve të rajonit, janë habitur nga sulmi që i bëri Edi Rama nga Kosova, gjykatës speciale.
Rama deklaroi se akt-akuzat janë sulm ndaj Kosovës.
Analisti Toby Vogel e ka postuar raportimin nga BIRN, duke rrotulluar sytë nga habia me deklaratën e Ramës.
Kurse eksperti Andrea Capussela shkruan se ‘kjo është një gjë e rrezikshme për t’u thënë, vetëm nëse nuk shqetësohesh për Kosovën’.
Kurse Vogel i përgjigjet: ‘Mund të jem gabim, por përshtypja ime është se Rama shqetësohet vetëm për një gjë dhe ajo nuk është Kosova…’
© SYRI.net