Në një intervistë dhënë mediave, ish-kryeministri Sali Berisha tha se largimi i Thaçit nga negociatat, është një fitore e shqiptare, sepse me të pritet edhe dora e zezë e Ramës në këtë proces.
“Akuza ndaj Thaçit për krime lufte është një akuzë e rëndë, por në raport me zgjidhjen e problemit, largimi i Thaçit nga negociatat, është një fitore e shqiptarëve, sepse me të pritet edhe dora e zezë e Ramës në këtë proces. Kryeministri i Kosovës, Hoti, para parlamentit ka bër ënjë deklaratë, duke thënë se platforma e tij është kushtetuta e tij është Kushtetuta e Kosovës. Kurse trojka, grisi kushtetutën, bëri gjithçka që ta paraqesin si luftë civile në emër të Beogradit. Krimet e tmerrshme të kryera nga serbët në Kosovë i mbuluan pikërisht këta dhe për interesa të tyre në shërbim të Vuçiçit. Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se po ulen me një në kriminel”, ka deklaruar Sali Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe fjalimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi duke thënë se ai nuk duhej të vinte në diskutim territorin kosovar.
Berisha thotë se përmes kësaj, ai bëhet promotor i projektit të Serbisë së madhe.
“Unë dëgjova Thaçin me atë fjalim duke përmendur 5 herë të rënët. Në respekt të të rënëve ai nuk duhet të pranonte kurrë të vinte në diskutim territorin e Kosovës. Ata janë kurbanët e pavarësisë. Nuk ka tradhëti më të lartë ndaj tyre se sa ndarja e Kosovës apo shkelja e integritetit territorial të saj. I takonte atij që të thoshte se prapa çdo guri të Kosovës do të lejmë një jetë dhe nuk kishte kush të drejtë në botë t’i kërkonte kufijtë atij. ShBA vendi më i fuqishëm i botës e njohu të pavarur me këto kufij që ka sot. Dolën këta aventurierët. E pastaj na betohet për gjakun e të rënëve. E ka shkelmuar atë dhe Kushtetutën, ai dhe Edi Rama të cilët bëhen promotorë të projektit të Serbisë së madhe”, u shpreh Berisha.
Berisha thotë se se ka dy faktorë politikë që mund të kenë ndikuar në vendimin e Gjykatës.
“Takimi u anulua sepse prokurori i Gjykatës Speciale të Hagës komunikoi në mënyrë të pazakontë në shkelje të rregullave, aktakuzën e përgatitur prej tij për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Në këëto kushte Thaçi nuk mund të paraqitej në tryezë pasi mbi të rëndonte barra që është krejtësisht i pafajshëm derisa të verifikohet nga gjykata. Por sërish perceptimi është tmerrësisht i papërshtatshëm nuk shkuan. Samiti u shty. Unë e kam të vështirë të pranoj që Richard Grenell të punojë kundër Grenell. Pikëpyetjet janë të mëdha. Kryeprokurori jo vetëm që është amerikan por edhe ndihmësat janë amerikanë. Arsyen nuk do ta marrim vesh kurrë. Atë e kanë shtyrë, politika. Dy faktorë politikë. Njëri është përpjekja politike për të asgjësuar gjykatën nëpërmjet një marrëveshje. Faktori i dytë është ndryshimi i kufijve. Serbmadhi Vuçiç me argatët e tij në Prishtinë dhe Tiranë, i thanë botës dhe Europës se ne nuk pyesim për ju dhe për statusin e kufijve të kontinentit”, shprehet Berisha.