Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq vlerësoi sot se përkundër sfidave ekziston një dinamikë pozitive në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Sipas tij, Amerika është partner i rëndësishëm në procesin e arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme, të pranueshme për problemin e Kosovës.
“Serbia është e vendosur që çështjeve të hapura t`i qaset në mënyrë diplomatike dhe konstruktive, duke marrë parasysh një stabilitet më të gjerë, dhe është e gatshme të forcojë marrëdhëniet dypalëshe, dhe një qasje e tillë ka çuar në dinamikë pozitive në bashkëpunimin midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara,” tha ai, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Kryediplomati serb theksoi se vitet e fundit, dialogu politik është intensifikuar në të gjitha nivelet, gjë që ka kontribuar në krijimin e një baze të qëndrueshme për zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme, transmeton Klan Kosova.