Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe ai Alternativës, Afrim Gashi kanë takuar sot në Prishtinë kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“Sela dhe Gashi takuan Kurtin në selinë e Vetëvendosjes, kurse temë e bisedës ka qene forcimi i bashkëpunimit të metutjeshëm mes këtyre subjekteve, bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, kanë deklaruar burime partiake brenda takimit.
Vetëvendosja e Albin Kurtit ka paralajmëruar se do të shtrij veprimin e saj politik edhe në Maqedoni të Veriut, gjë kjo e cila nuk u prit mirë nga asnjë parti politike përveç Alternativës së Afrim Gashit.
Megjithatë, Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka qëndrim zyrtar për paralajmërimin e Albin Kurtit se Vetëvendosja do të shtrihet edhe në Maqedoni.
Nuk dihet nëse koalicioni i ASH-AAA-së sot ka shkuar sot në Prishtinë për të kërkuar mbështetjen e Kurtit në këto zgjedhje parlamentare që pritet të mbahen më 15 korrik.