Ka marrë përmasat e një ngjarjeje horror vdekja e nënës dhe vajzës së saj në Tiranë, të cilat ishin Dëshmitare të Jehovait. Pas ndërhyrjes së policisë, është mundur shpëtimi i vajzës tjetër 34 vjeçare, e cila ndodhet aktualisht në Urgjencën e Psikiatrisë në QSUT.
Nëna dhe vajzat kishin shmangur kontaktet me banorët e tjerë të pallatit, ndërsa ka qenë era e rëndë që shpërndahej në pallat për shkak të dekompozimit të trupit të Anisa Josifit, gjë e cila ka alarmuar banorët.
Dyshohet se vajza kishte ndërruar jetë të paktën një vit më parë, ndërsa nëna dhe motra tjetër i lyenin trupin me vaj ulliri dhe uthull për të ngadalësuar procesin e dekompozimit duke pritur kështu ringjalljen e saj. Ekspertët kanë konstatuar paraprakisht shenja mumifikimi në trup për shkak të vajit të ullirit dhe uthullës, ndërsa fillimisht ajo ishte mbështjellë me çarçafë.
Gratë thuajse nuk kishin kontakt me askën në pallat duke qendruar brenda në shtëpi, gjë e cila ka shqetësuar vëllain e Zhanetës, i cili kishte tentuar të kontaktonte në mënyrë të vazhdueshme.
Ndërkohë, kunati i Zhaneta Josifit deklaron për abcneës.al se kishte shkuar dy muaj më parë tek shtëpia e saj duke pyetur për vajzën, por ajo i kishte thënë se nuk e lenë të dalë jashtë sepse nuk kishte përmbushur “ditët e Zotit”.
Më herët, në shtëpinë e Zhaneta Josifit kishte shkuar edhe policia për ta pyetur nëse kishin ndonjë problem se përse nuk dilnin jashtë, por kanë marrë prej tyre deklarimin se po ruheshin nga koronavirusi.
Ishtë vëllai i Zhaneta Josifit që alarmoi policinë pasi e motra nuk i përgjigjej prej disa ditësh në telefon. Pas ndërhyrjes së policisë në shtëpi janë gjetur Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi të vdekura, kurse Blerta Josifi në gjendje të rëndë shëndetësore.
© SYRI.net