Ekskluzive: Kurti, Sela dhe Gashi dakordohen për front të përbashkët kundër klanit “Pronto”, është biseduar edhe për Grupin e Kumanovës

Gazeta Lajm ka arritur të sigurojë informata ekskluzive lidhur me bisedat e zhvilluara në takimin e djeshëm mes kryetarit të Lëvizje Vetëvendosja, Albin Kurti, kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi.

Në takimin që zgjati gati dy orë, Kurti i shoqëruar nga krerët e VV-së, ka theksuar nevojën që këto parti të formojnë një front të përbashkët i cili do të luftojë klanin e korruptuar “Pronto” si në Kosovë, poashtu edhe në Maqedoninë e Veriut. Kurti ka shpalosur argumente konkrete për lidhjet që kanë mes veti Klani Pronto në Kosovë, Maqedoni, por edhe në Shqipëri, përmes shumë bizneseve të dyshimta.

Është konstatuar se nuk bëhet fjalë për klane që funksionojnë veç e veç, por për një klan të përbashkët që funksionon në këto tri shtete, e që fuqinë e vet e thithë nga krimi dhe korrupsioni. Për këtë arsye nevojitet edhe një front i përbashkët që do t’i përgjigjet këtij klani.
I njëjti klan kur përballet me rrezikun që t’i zbulohet korrupsioni dhe krimi, fshehen pas ideve të mëdha kombëtare, por edhe pas luftës së UÇK-së në Kosovë e Maqedoni, kurse në anën tjetër bën bisedime të fshehta me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës.

Për këtë arsye, tri partitë janë dakorduar të formojnë grupe të cilat do të punojnë intensivisht në nxjerrjen në shesh të vërtetës se ky grup nuk ka asnjë meritë për luftën e UÇK-së, por vetëm e keqpërdor atë për pasurim individual dhe klanor. Poashtu është arritur marrëveshje të dalin në shesh të gjitha dëshmitë për lidhjet e Klanit Pronto me vrasjet e ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Përfaqësuesit e VV-së kanë premtuar angazhimin e tyre vëllazëror që koalicioni ASH-AAA të arrijë fitore sa më bindëse në zgjedhje, sepse me dobësimin e Klanit Pronto në Maqedoni, dobësohet edhe në Kosovë.

“Dobësimi i Klanit Pronto, si në Maqedoni, poashtu edhe në Kosovë e Shqipëri, dobëson të gjitha tentimet për ndarjen e Kosovës. Fuqia financiare e këtij plani që buron nga krimi është bë pengesë për realizim të synimeve kombëtare. Për këtë arsye nëse përfaqësuesit e këtij Klani humbin edhe në Maqedoni, siç humbën në Kosovë, atëherë nuk do të kenë mundësi t’u bëjnë më dëm shqiptarëve, siç u kanë bërë deri tash”, është konstatuar në takim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme