Horoskopi ditor për diten e mërkurë – 7. dhjetor 2016

DASHI21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift do konsolidohet mjaft gjate kësaj dite. Do jeni me te logjikshëm dhe nga ana tjetër do i pranoni gabimet qe ju vete keni bere. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe do humbasin mundësi te shkëlqyera për te filluar lidhje serioze. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do e keni te vështirë te kryeni shpenzimet e nevojshme.

DEMI21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift do jete me e mire se disa dite me pare. Do gjeni gjuhen e përbashkët me partnerin dhe kënaqësitë do jene akoma me te forta. Beqareve do ju shfaqet para syve një person mbresëlënës me te cilin do ja vleje te fillohet një lidhje. Ne planin financiar do jeni me fat. Pa bere as lëvizjen me te vogël situata do ndryshoje përgjithmonë.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Beni ato qe do ndieni sot ju te dashuruarit dhe mos mendoni aspak se çfarë do mendojnë te tjerët. Ne fund te fundit është jeta juaj dhe mund te bëni çdo gjë. Beqaret me mire te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa, ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes me çdo hap qe do hidhni ne mënyrë qe te mos keni vështirësi.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Dite mjaft premtuese do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i kaloni vështirësitë qe keni pasur kohet e fundit dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do ja kalojnë mire sot sepse do dalin neper takime dhe çdo çast do jete plot ngjyra. Financat ka mundësi te përmirësohen edhe me shume nga sa kishit menduar. Do ndiheni me te lire për te kryer shpenzime.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Nuk do bëni aspak lëshime ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo mund te ndeze here pas here debate me te. Nëse nuk ndryshoni sjellje keni për te pasur akoma me shume probleme. Beqaret duhet te mendohen disa here para se te veprojnë sepse behet fjale për jetën e tyre. Për financat ka për te qene një dite tejet delikate dhe me tronditje te njëpasnjëshme.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Do keni mosmarrëveshje me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne disa momente do ndiheni keq. Me mire qëndroni pak larg njeri-tjetrit dhe reflektoni qetësisht. Beqaret do bëjnë mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë sot. Ne këtë mënyrë do dalin me te fituar. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos bëni shpenzime te çmendura sepse do futeni ne probleme serioze.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Dite jo e mire do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni shume strikte dhe shume xheloze ndaj partnerit. Për asnjë çast nuk do mbizotërojë qetësia. Beqaret do jene ne humor te mire dhe gati për te bere edhe çmenduri te vogla. Për ta e rëndësishme është te mos jene vetëm. Buxheti me ne fund do ekuilibrohet ndjeshëm. Kjo do mundësojë edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Sot nuk do arrini dot t’i qëndroni besnike atij qe keni ne krah sepse dikush tjetër do i ftoje te bëjnë aventura te çmendura. Ky do jete një gabim i madh sepse do e shkatërrojë përfundimisht lidhjen e hershme. Do ishte me mire qe nëse nuk e doni me t’ia kishit thënë paraprakisht partnerit. Beqaret nuk do kenë fat. Sektori i financave do jete përgjithësisht i qëndrueshëm.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dita e sotme do ketë vështirësi te vogla sot, por asgjë për t’u alarmuar. Çdo gjë duhet marre sa me shtruar qe te jete e mundur. Beqaret do kenë njohje te reja qe ne mëngjes, por takimi i shumëpritur do ndodhe ne orët e pasdites. Shume gjera kane për te ndryshuar shpejt për ta. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj, por ju duhet te dini si t’i menaxhoni paratë.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Do merrni fryme lirisht sot ju te dashuruarit sepse do i lini pas krahëve përgjithmonë disa mosmarrëveshje te vjetra. Neptuni do ju nxite te jeni edhe me shprehës te ndjenjave. Beqaret do realizojnë disa takime me te vërtetë te veçanta te cilat mund t’ua mbushin jetën me gëzim. Ne planin financiar bëjini me kujdes llogarite para se te kryeni shpenzime ne mënyrë qe mbeteni keq me vone.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Do jeni shume nervoze sot ju te dashuruarit dhe mund t’i thoni partnerit gjera te gabuara. Po nuk folët me te dhe t’ia shpjegoni situatën mund te keni probleme akoma me te renda. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë sepse gjithçka ka kohen e vet. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe mund te bëni gabime te mëdha me pasoja te renda për te ardhmen.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jeni me te disponueshem ndaj partnerit tuaj sot gjate kësaj dite dhe marrëdhënia mes jush ka për te ecur me mire se me pare. Beqaret nuk di arrijnë dot te përqendrohen pas një personi, pasi do ju pëlqejnë shume njëkohësisht. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Përgatituni te bëni edhe ndonjë investim te madh sepse me vone nuk do mundeni dot.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme