Detaje të reja kanë dalë rreth ekzekutimit të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani ditën e djeshme në qytetein e Elbasanit.
Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë që kanë fiksuar momentin e atentatit, mësohet se në mjetin tip “Volksëagen” i përdorur nga autorët kanë qenë 2 persona.
Njëri prej tyre rreth 25-30 vjeç ka qenë i maskuar. Ka qenë pikërisht ky person i cili ka qëlluar mbi Ramazanin teksa shihet se zbret nga makina dhe në rreth 2-3 minuta kryen ekzekutimin e 39-vjeçarit.
Më pas mjeti largohet me shpejtësi drejt aksit Elbasan-Papër ku dhe u gjet mjeti i djegur i atentatorëve.
Emiljano Ramazani u ekzekutua në Elbasan pasditen e 20 korrikut 2020.
Ai u qëllua me breshëri armë zjarri teksa ndodhej në makinë dhe shenjat e plumbave lane gjurmë të dukshme.
Ngjarja u shënua rreth orës 16:30 minuta në zonën e njohur si “Rrethrrotullimi i luleve.
Autorët, u larguan me shpejtësi dhe në fshatin Vidhas i vunë flakën makinës që dyshohet se u përdor në vrasje.
Pasi ka ndërhyrë zjarrfikësja dhe ka shuar flakët, grupi hetimor gjatë kontrollit ka gjetur dy armë zjarri kallashnikov të djegura.
Dyshimet janë se 39-vjeçari Ramazani është ndjekur nga autorët deri pranë pallateve dhe kanë qëlluar nga afër duke i hequr atij çdo mundësi mbijetese.
© SYRI.net