Erdoğan: Rikthimi i Ajasofjas në xhami kënaq besimtarët e çdo feje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se ai beson se rikthimi i Ajasofjas nga muze në xhami kënaq besimtarët e çdo feje.

Komentete e presidentit Erdoğan erdhën në një konference për media, e cila u mbajt pas takimit të kabinetit në kryeqytetin Ankara që zgjati mbi dy orë e gjysëm.

Duke iu referuar kritikave të drejtuara kundër Turqisë nga disa fuqi të huaja pas rikthimit të Xhamisë së Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi), Erdoğan u zotua se qeveria turke nuk do të lejojë askënd të ndërhyjë në punët e brendshme.

Presidenti turk theksoi se gjithsej 500 roje do të mbrojnë përgjithmonë perlën arkitekturore.

Falja historike e namazit të xhumasë në Xhaminë e Madhe Ajasofja shënoi aktet e para të namazit pas plotë 86 viteve. Rreth 350 mijë muslimanë morën pjesë në namazin e xhumasë brenda dhe jashtë xhamisë historike në Stamboll.

Më 10 korrik, një gjykatë turke anuloi një dekret të kabinetit të vitit 1934 që e ktheu Ajasofjan në muze, veprim i cili i hapi rrugën përdorimit të saj si xhami.

Përveç se është një xhami, Ajasofja po ashtu është ndër destinacionet kryesore të turizmit në Turqi dhe do të mbetet e hapur për vizitorët vendas dhe të huaj. /AA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme