Lista Shqiptare e përbërë nga Forumi Shqiptar (ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Lëvizja Përspektiva dhe Unioni i Tuzit, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, si bartës të listës ka përcaktuar kryetarin e komunës së Tuzit, njëheri edhe kryetarin e ASH, Nik Gjeloshaj, duke pasuar nga deputeti i Forces, Genci Nimanbegu dhe kryetari i LDSH-së, Nikollë Camaj.
Siç mëson portali Malesia.Org, pozicionet udheheqëse brenda Forumit Shqiptar ( ASH-LDSH), do të përcaktohen me koncenzus brenda këtyre dy subjekteve.
Vlen të ceket se vetëm në Malësi Forumi Shqiptar arriti të mbledh 2000 nënshkrime përkrahëse.