Një zyrtar komunal në Shtime ka ndërruar jetë.
Në moshën 34 vjeçare, Afrim Tafa humbi jetën si pasojë e virusit COVID-19.
Ani pse në njoftimin e komunës nuk u bë e ditur kjo gjë, miq të shumtë të tij përmes rrjetit social Facebook thanë se kishin menduar që i njëjti do të arrinte ta mundte koronavirusin.
Stafi i komunës së Shtimes shprehu ngushëllime ndaj familjarëve, duke theksuar se i njëjti për disa vite radhazi kishte kryer punën e tij me shumë përkushtim.
Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, ku numri i të vdekurve i konfirmuar deri sot pasdite ishte 284.
Numri i të infektuarve është 9 mijë e 492, kurse 5.346kanë arritur të shërohen.