Policia e Korçës ka organizuar një operacion të koduar si “Pazari”për shkatërrimin e një baze në qytetin e Korçës ku shitej drogë, pas informacioneve që kishte marrë.
Si rrjedhim, arrestoi dy persona, H.T, 31 vjeç, banor i fshatit Plasë të Maliqit dhe një vajzë, K.Z, 18 vjeçe,banore e fshatit Pojan të Maliqit.
Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në lokalin në përdorim të këtyre dy personave në lagjen nr. 8, në zonën e “Pazarit të Vjetër” në Korçë, iu gjetën 73 doza dhe 77 gr heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
© SYRI.net