Një shqiptar është arrestuar pasi ka tentuar të mashtroj një efektiv të policisë angleze, duke u shtirur si shtetas italian.
Kleris Harizi, është paraqitur me një pasaportë të rreme italiane, por nuk ka mundur t’ju përgjigjej pyetjeve themelore rreth vendlindjes së tij të supozuar dhe as nuk dinte të fliste italisht.
Gjithçka është zbuluar nga aftësitë gjuhësore e një oficeri policie, i cili dinte italisht dhe ka arritur të kap shqiptarin mashtrues që nuk kuptonte asnjë fjalë, shkruajnë mediat britanike.
22-vjeçari shqiptar u trondit nga pyetjet në lidhje me vendlindjen e tij të supozuar dhe pas dyshimeve të efektivit ai u dërgua në një stacion policie.
Kur mbërriti në stacionin e policisë, fatkeqësia e tij ishte se agjenti që e mori në pyetje dinte italisht, gjuhë që Harizi nuk e kuptonte.
Prokurori Graham O’Sullivan i tha Gjykatës së Newcastle Crown: “Kur iu bënë pyetjet themelore në lidhje me Italinë ai nuk mund të përgjigjej.
“Ishte fat i keq i të pandehurit që efektivi i turnit fliste italisht dhe filloi t’i bënte atij pyetje. Aty u kuptua se ai nuk ishte italian. Ai më pas dha emrin e tij të vërtetë dhe tha: Më vjen keq”.
Harizi, nga Bensham Avenue, Gateshead, pranoi se kishte një pasaportë me emër të rremë, dhe se përdorte një automjet të pasiguruar dhe pa liçensë. Ndërsa 22-vjeçari u dënua nga autoritetet biritanike me 6 muaj burg.