“Do kthejmë pronën serbe në…”/ Çfarë thotë shefi i delegacionit të dialogut Beograd-Prishtinë para takimit në Bruksel

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, që njëherësh është edhe shef i delegacionit të Serbisë në dialog, në kuadër të nivelit të ekspertëve, ka thënë se të hënën do të zhvillohet një takim i radhës në Bruksel ku do të bisedohet në nivel teknik për, siç tha ai, kthimin e pronës serbe në Kosovë.

“Delegacioni i Serbisë do të udhëtojë të hënën në Bruksel për bisedime të nivelit teknik rreth kthimit të pronës serbe në Kosovë e Metohi. Javën e ardhshme do të ketë takim të nivelit të lartë”, tha Gjuriçi në një postim në Tëitter, transmeton Zeri.info.

Ai shtoi se është e domosdoshme dhe e rëndësisë së veçantë për të ardhmen e dialogut që Kosova të dëshmojë gatishmëri të punojë në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne do të insistojmë në këtë në çdo takim, në çdo nivel, përfshirë edhe në atë të së hënës”, deklaroi Marko Gjuriç.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, deklaroi se në takimin e së hënës nuk do të diskutohet për Asociacionin, por për kërkesat financiare dhe pronat.

Kurse kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar së fundmi se çështja e Asociacionit nuk do të jetë pjesë e bisedimeve.

 

 

 

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme