Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, në një intervistë për “standard” ka komentuar zhvillimet e fundit politike, si edhe situatën e rendit e sigurisë në vend. Braimllari ka folur edhe për nisjen intensive të fusahtës nga ana e LSI-së e cila në çdo qark, zonë zgjedhore e lagje ka nisur takimet me qytetarët për të prezantuar alternativën e Opozitës së Bashkuar. Sipas Braimllarit, PS do të humbasë thellë në zgjedhjet e 25 prillit.
Lëvizja Socialiste për Integrim duket se ka ndezur motorët e fushatës, ku takimet me qytetarët dhe anëtarët e partisë janë intensifikuar. Si e shihni situatën në terren? Cilat janë pritshmëritë e para?
LSI gjithmonë ka qene pranë qytetarëve me angazhimin e saj. E gjithe LSI është në terren në takim me qytetarët, ku fatkeqësisht shohim që Shqiperia çdo ditë e më shume varfërohet, të rinjtë largohen nga vendi dhe mundësi punësimi nuk ka.
Praktikisht kemi të bëjmë me një paaftësi të Rilindjes në drejtimim e instuticioneve ku fokusi nuk janë qytetarët dhe hallet e përditshme të tyre por oligarkët dhe hajdutëria e Rilindjes. Situata është pozitive për opozitën pasi Rilindja është e shkatërrruar dhe e pashpresë. Socialistët e vërtetë nuk po përkrahen dhe mbështeten. Ky sekt i rilindjës perkrah vetëm të paaftët dhe hajdutët. Opozita është fituese absolute e zgjedhjeve të 25 prillit.
Premtimet kryesore, të përfshira edhe në programin tuaj, duket se janë ato që lidhen më së shumti me rininë. Pse është piketuar ky “target-grup”?
LSI është e vetmja parti politike në vend qe ka investuat tek të rinjtë. LSI u krijua si një force e tillë ku mbështetja kryesore ishte rinia dhe në fakt LSI është partia e fjalës së dhënë sepse e ka mbajtur fjalën . Të rinjtë i përfaqesoi në këshilla bashkiak, parlament dhe në vendimarrje. Në këto kushte të vështira ku ndodhet vendi, ku kemi të bëjmë me largimin masiv të rinië . Pra nga shpopullimi që prodhoi Rilindja, lind një detyrë kombëtare për t’u fokusuar shumë më tepër tek të rinjtë me politika konrekrete, një shërbim ndaj tyre për të hapur vende të reja pune, politika fiskale favorizuese për të rinjtë që hapin biznes për herë të parë, grante dhe një sistem arsimor që unifikon diplomën me tregun e punës. Për të kthyer shpresën në vend që të rinjtë ta shohin këtu të ardhmen e tyre dhe të kontribuojnë për këtë vend të mrekullueshëm që fatkeqësisht rilindja e ka varfëruar dhe shpopulluar.
Në një raport të Eurostat për vitin 2019, rezulton se Shqipëria është e katërta në botë për numrin e kërkesave për azil, ndërsa në Evropë mban vendin e parë. Si e shihni këtë problematikë?
E kemi bërë publike për të disatën herë këtë fenomen por kjo qeveri nuk ka në fokus hallet dhe problemet e qytetarëve. Fatkeqësisht shifrat e larta për azil konfirmojnë dhe njëherë varfërinë në vend, mungesën e vendeve të punes dhe shpresës. Të gjitha këto për shkak të Rilindjes, e cila nuk ka në fokus njerëzit e thjeshtë por oligarkët. Edi Rama është fajtori kryesor për gjendjen aktuale në të cilën ndodhet vendi.
Sa e sigurtë është Opozita e Bashkuar se përballë PS-së do të fitojë në 25 prill 2021? E njëjta siguri, edhe nëse hiqen koalicionet parazgjedhore?
LSI dhe opizita e bashkuar do jenë fituese absolute në zgjedhje. Qytetaret janë të vendosur per ta çuar Rilindjen në opozitë. Opozita e Bashkuar ka mbështetjen e qytetareve dhe me votën e tyre në 25 prill do ta largojë një herë e përgjithmonë këtë të keqe të madhe që fundosi Shqipërinë.
Së fundmi në vend janë shënuar ngjarje të shumta kriminale, nga vrasjet deri te eksplozivët në mes të qytetit, sic ishte rasti i ngjarjes te “Vasil Shanto” në Tiranë. Cili është gjykimi juaj për situatën e rendit në vend? Cilat janë sipas jush hapat e gabuara të ndjekura nga qeveria dhe ministri në këtë aspekt?
Kemi të bëjmë me një situatë e cila ka dalë jashtë kontrollit. Ministria e Brendshme nuk ka drejtim. Ajo është e marrë peng nga disa banditë dhe oligarkë që e kanë mendjen tek tenderat dhe jo tek siguria publike.
Rendi dhe siguria publike është në mëshirë të fatit. Rilindja nuk po drejton. Ajo vetëm po grabit dhe po rrënon qytetaret. Vendi e ka emergjencë një qeveri të përgjegjshme serioze e cila të ketë fokus qytetarin.