Ngjarja e djeshme në Pogradec, ku një shtetase maqedonase u gjend e vdekur në banesën e saj, duket se është sinjalizuar nga komshiu përballë. Viktima quhet Maria Markovska.
Sipas banorëve, të cilët shprehen jashtë kamerave, kjo shtetase nuk kishte dalë prej dy ditësh nga shtëpia e saj, çka kishte ngritur shqetësim për banorët ngjitur.
Në momentin kur është gjendur e pajetë, në banesën e saj është gjetur edhe fëmija e saj, vajza 9-vjeçare në gjendje shoku, e cila vuan dhe nga sëmundja e epilepsisë. Momentalisht vajza e mitur ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe një psikologu.
NJOFTIMI
Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases M. M., rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.
Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.
Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net