Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës.
Një 39-vjeçar është arrestuar pasi ka kryer seks me një minorene, e cila është vajza e bashkëshortes së tij nga martesa e parë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë),” njofton policia.
Ajo kishte vënë re se diçka nuk shkonte.
39-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që pritet edhe ekspertiza e mjekut ligjor.
Nëna ka komunikuar me të bijën dhe ajo i ka treguar se njerku e ka ngacmuar.
© SYRI.net