Shkup, 9 dhjetor –
Partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, sot e përfundojnë fushatë zgjedhore me prezantimin e programit të tyre zgjedhor para qytetarëve.
BDI sot do të mbajë tubim përmbyllës në sheshin ‘Iliria’ të qytetit të Tetovës.
‘Rilindja me Besë’ do të mbajë tubim në sallën e Shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë.
Koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë’ i kryesuar nga OBRM-PDUKM do të mbajë tubim në Krushevë dhe Prilep, ndërsa Koalicioni ‘Për jetë në Maqedoni’ i kryesuar nga LSDM do të mbajë tubim në komunën Gazi Babë, njofton AIM.
Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi i kryesuar nga LD do të mbajë tubim në sheshin ‘Leptokaria’, kurse Koliacioni ‘OBRM për Maqedoninë’ do të zhvillojë takim në Komunën e Prilepit dhe tubim në Manastir.