Veran Matiç i B92: “Paragjykimi im për shqiptarët janë Bekim Fehmiu dhe Veton Surroi”

Gazetari serb Veran Matiç në Rubikon të KTV-së tha se nivelet e larta shtetërore mbeten fajtorë për marrëdhëniet dhe terminologjinë e përdorur nga populli serb për atë kosovar.Sipas tij, duhet të nxitet ose të arsyetohet një terminologji e tillë.

“Nuk kishte proces të riedukimit dhe njohjes së popullit, me të cilët jetojmë… Shqiptarët në një formë më serioze. Paragjykimi im për shqiptarët janë Bekim Fehmiu dhe Veton Surroi, sepse ata të parët i njoha dhe unë e kam këtë vizion të shqiptarëve. Unë i shoh ashtu dhe nëpërmjet asaj çfarë kam lexuar.

E kam lexuar shumë për nderin dhe përkushtimin ndaj familjes shumë më shumë gjëra pozitive, por në kulturat tona mbisundon pjesa negative, e ndërkohë nuk ndodhi kurrfarë procesi i ndryshimit”, ka thënë ai. “Sikurse edhe ajo nata me Ramën.

Të gjithë erdhën me idenë se aty do të jetë një shqiptar që do të bëjë lojëra me Vuçiçin e do të sillet keq, por kanë parë një njeri shumë fisnik, të jashtëzakonshëm, kreativ, i cili ka vlera të caktuara, me të cilat mund të identifikohesh menjëherë”, shtoi tutje Matiç.

Sipas tij, të dy palëve ju duhet komunikim më intensiv dhe jo që raporti të mbetët vetëm në nivel politik, përgatiti Koha. (b.an)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme