Sizmologu për SYRI TV: Tërmeti i mesnatës lidhet me tërmetin e 26 nëntorit

Sizmologu Edmond Tushi ishte i ftuari i edicionit të lajmeve në SYRI TV.

Ai komentoi tërmetin që ndodhi pas mesnatës, i pasuar nga dhjetëra pasgoditje.

 “Tërmeti, ose goditja më e madhe, kishte magnitudë 4 sipas shkallës Rihter, që shkon deri në 5 ballë,” tha ai.

Thuajse një vit pas tërmetit që tronditi Shqipërinë, Tushi thotë se tërmeti i minutave të para të ditës së sotme ka lidhje me zonën ku ndodhi tërmeti i 26 nëntorit.

“Është e qartë se zona ku ka ndodhur aktiviteti është zona e tërmetit të 26 nëntorit. Ky aktivitet nuk ka reshtur që nga ajo kohë dhe ka pasur variacionet e veta.

Është vijueshmëria e tërmetit. Kjo është një zonë aktive dhe vazhdon të jetë aktive dhe herë pas here lëkundjet pësojnë një rritje sa i përket magnitudës. Për shkak të kompleksitetit që ka zona, kemi vënë re se është një seri që shuhet në mënyrë graduale.

Asnjëherë nuk mund të bëjmë parashikime, por gjithmonë ka parashikime në termat e analizës statistikore dhe referuar magnitudës së tërmetit të 26 nëntorit, një intensitet lëkundjesh do të vazhdojë.

Por nëse do kemi magnituda të larta apo të ulëta, këtë nuk e parashikojmë dot,” tha ai.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme