Zyrtare: Holanda i thotë po Shkupit, jo Tiranës

Ministri i Punëve të Jashtme të Hollandës, Stef Blok u tha sot deputetëve në Hagë se ai do të kërkojë që Shkupi dhe Tirana të ndahen, pasi vetëm Maqedonia e Veriut ka plotësuar kushtet që të hapë negociatat në muajin Dhjetor. Kjo deklaratë erdhi disa ditë para se ministrat e jashtëm të vendeve të BE të mblidheshin në Luksemburg, më 13 tetor, ku do të vendosin për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Blok, vetëm Maqedonia e Veriut ka përmbushur të gjitha detyrimet për të hapur negociatat në dhjetor. Stef Blok është i qartë në problemet që po has Shqipëria. “Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë varej nga veprimet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”

Ai tha:
Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat sepse në fund të fundit negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të të dy vendeve. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi. Demonstrimi i një historiku me fakte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte dhe mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë. Jemi informuar për mos marrëveshjet për Reformën e re Zgjedhore si dhe pengesat ne funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Për Shqipërinë pengesë sipas deputetëve holandezë është edhe ndryshimi i ligjit të mediave duke mos marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Autoritetet holandeze janë të shqetësuara edhe pas rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm që po ndalohen nga policia atje. Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Eurostat, të parët për emigracion të paligjshëm në Holandë ashtu si në Francë janë shqiptarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme