Ministri në detyrë Gent Cakaj e pranon: Maqedonia do ndahet nga Shqipëria

Pas sinjaleve të forta nga Gjermania dhe deklaratës së ministrit të Jashtëm të Holandës, se Shqipëria do të ndahet në rrugën e hapjes së negociatave nga Maqedonia e Veriut, të cilës i hapen realisht brenda këtij viti, duket se dështimi i qeverisë shqiptare me integrimin tashmë është fakt i kryer.

Edhe gjatë vizitës në Tiranë, të Komisionerit Europian për Zgjerim, Varhelyi, nuk dha një datë për mbajtjen e kësaj e konferencës ndërqeveritare të BE-së me Shqipërinë për hapjen e negociatave, ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut, kjo gjë tashmë është konfirmuar.

Gjatë një interviste në televizionin A2, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj për herë të parë ka pohuar, se procesi ynë dhe i Maqedonisë së Veriut në këtë fazë do të ndahen.

‘Thelbi i çështjes për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mbetet sigurimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese. Sa i përket një ndarjeje të mundshme nga Maqedonia e Veriut, kjo është një çështje që unë nuk mund ta them tani, për të qenë fare korrekt me të gjithë publikun, por dua të theksoi se suksesi i madh i diplomacisë shqiptare është se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të trajtuara në mënyrë krejtësisht të njëjtë për hapjen e negociatave.

Kjo nuk ka qenë e rastësishme, pasi ne kemi lobuar fort. Tashmë jemi në një situatë tjetër dhe proceset do të ndahen natyrshëm. Tashmë dy vendet i kanë hapur negociatat. Se cili vend do të përparojë më shumë në agjendën europiane, kjo varet nga performanca e tyre. Edhe Maqedonia e Veriut ka kushtet e tyre, të cilat janë të pasqyruara fare qartë në konkulzionet e Këshillit. Plotësimi i kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare varet nga Performanca e vendeve në veçanti’, deklaroi Cakaj.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme