Edi Rama e ka nisur fushatën elektorale për “mandatin e tretë” duke thënë se nuk e do për veten dhe organizatën klepto-kriminale ‘Rilindje’, por për shqiptarët. E ka nisur duke bërë premtimet e vitit 2013 kur erdhi për herë të parë në pushte dhe me të njëjtën retorikë dhe bagazh batutash të dala boje, kur mori i vetëm timonin në vitin 2017.
Duke e ditur se gjatë 8 viteve pushtet jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim, por e lëshoi Shqipërinë në rënie të lirë drejt një gremine ekonomike, Rama, duket se të vetmen shpresë që ka për ti shpëtuar ndëshkimit është vjedhja dhe trukimi i zgjedhjeve; `me ligj`, para apo `çuna problematik`.
Dhe natyrisht edhe duke shpresuar, që Zoti të mbyllë sytë në 25 prill 2021.
© SYRI.net