Pas situatës së rënduar me koronavirusin në vendin tonë dhe në fillim të sezonit të tretë të emisionit “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, intervistën e parë zgjodhëm ta bëjmë pikërisht me Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, për të biseduar me gjerësisht rreth kësaj pandemie që po tronditë jo vetëm RMV-në, por edhe botën.
◾ A do të kemi sërish orë policore dhe karantinë?
◾ Pas rritjes së rasteve pozitive a do të mbyllen çerdhet dhe shkollat?
◾ Sa janë të sakta testet e Covid19?
◾ Pse në kafene dhe restorante nuk barten maska, ndërsa rrugëve po?!
◾ A krijojnë edhe mjekët konfuzion te njerëzit me deklaratat e paunifikuara për koronën?
◾ Kur do të del vaksina e çka do të bëjë RMV për ta siguruar atë?
◾ Sa është e gatshme Ministria e Shëndetësisë të përballojë këtë krizë?
Për këto dhe shumë të tjera flet ekskluzivisht për emisionin “Target” në #Almakos, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Shikojeni intervistën e plotë më poshtë: