Kapen mallra kontrabandë në Debëllde

Dogana e Kosovës me përkrahjen e Policisë kanë arritur që të parandalojnë një automjet transportues që barte mallra të kontrabanduara nga Maqedonia.

Në afërsi të fshatit Debellde njësitet e Doganës kanë ndaluar një automjet RENAULT kombi pa targa i cili ka qenë i përcjellë nga 2 vetura tjera dhe nga këmbësor të fshehur në mal.

Gjatë tentimit për të ndaluar automjetin njësitet e doganës kanë hasur në rezistencë dhe janë kërcënuar me të shtëna ne ajër nga ana e kontrabanduesve, mirëpo njësitë e Doganës kanë vënë situatën nën kontroll duke prangosur njësit prej kontrabandistëve.

Automjeti dhe sasia e mallrave që transportonte (kontrabandonte) mbi 2 tonë janë konfiskuar derisa personi është arrestuar dhe dorëzuar në polici për vazhdim të rastit.

Sasia e mallrave të ndaluara është si në vijim: Kombi Renault pa targa – 1 cp; Fara te zeza – 1480 kg; kikiriki 480 kg dhe Badem 405 kg. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme