Në adresën e një xhamie në Francë dërgohet kërcënim për vrasje: “Lufta ka filluar”

Një xhami në distriktin Vernon, që shtrihet në pjesën veriore të Francës, ka marrë kërcënim të martën.

Në letrën e lënë në kutinë postare të xhamisë kishte kërcënim për vrasje dhe mesazhe fyese kundër turqve, arabëve dhe komunitetit që shkon rregullisht në atë xhami për t’i kryer ritet fetare.

 “Lufta ka filluar. Ne do t’ju nxjerrim nga shteti ynë. Do të jepni llogari për vdekjen e Samuelit”, thuhet në këtë letër, shkruan Anadolu.

Në letër kishte gjithashtu përmbajtje fyese kundër grave myslimane që bartin shami në kokë.

Ndryshe, një xhami tjetër afër Parisit së fundi është mbyllur për gjashtë muaj nga autoritetet franceze pasi e kishte shpërndarë një video ku kritikohej mësuesi i vrarë, Samuel Paty.

Këtë muaj ,presidenti francez, Emanuel Makron, i akuzoi myslimanët e Francës për separatizëm dhe tha se Islami është fe në krizë në tërë botën.

Disa shtete me shumicë myslimane, përfshirë Turqinë dhe Pakistanin, e kanë dënuar qëndrimin e presidentit francez në mbrojtje të karikaturave të profetit Muhamed.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme