Lëvizja BESA- Luboten reagon ndaj deklaratave të Ahmetit për faljen e Tarçullovskit

Lëvizja BESA, dega e Lubotenit ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të BDI-së Ali Ahmetit i cili ju ka bërë apel banorëve të Lubotenit që të falin të këqijat që ju kanë ndodhur, duke aluduar në masakrën e Johan Tarçullovskit. Falja sipas Ahmetit duhet të bëhet për hirë të viktimave që siç tha ai, kanë vdekur në rrethana të vështira. Nga Lëvizja BESA- Luboten thonë se do të ishte mirë së pari një herë të tregohet se çka duhet falur dhe duhet të pranohet faji.

Ja dhe reagimi i tyre i plotë:

Për kërkimfaljen e Ali Ahmetit në Luboten !

Fjala e tij për banorët ishte:
”Duhet të falim për hirë të atyre që dhanë jetë për liri”….
Së pari, mirë do të ishte që një herë të tregohet se çka duhet falur dhe duhet të pranohet faji.

Ku ishte ky që 15 vite, ku ishte ky atëher kur Lubotenasit kishin nevojë, ku ishte ky kur Lubetenasve ju ndalohej hyrja e tyre në fshat, ku ishte ky kur Lubotenasit për nevojat elementare të tyre kontribuan me vetë finansim.

Para sa të kërkosh falje… tregoju lubotenasve se pse ende familjet e dëshmorëve nuk janë dëmshpërblyer.
Para sa të kërkosh falje… tregoju lubotenasve se pse ende nuk dihet se për çka u malltretuan mbi 120 banorë të Lubotenit nëpër stacionet policore në luftën e vitit 2001 dhe kush duhet të ketë përgjegjësi.
Para sa të kërkosh falje… tregoju lubotenasve se pse ende nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre.
Para sa të kërkosh falje… tregoju lubotenasve se pse ende nuk kanë ambulantë.
Para sa të kërkosh falje… tregoju lubotenasve se pse ende nuk kanë shkollë dhe kushte të mirfillta arsimi.
Para sa të kërkosh falje… tregoju lubotenasve se pse ende nuk kanë sallë sporti.
Para sa të kërkosh falje… tregoju lubotenasve se pse ende nuk kanë çerdhe për fëmijë.
Para sa të kërkosh falje… tregoju lubotenasve se pse ende nuk kanë infrastrukturë .
Para sa të kërkosh falje… tregoju lubotenasve se pse ende nuk kanë fushë sporti .
Para sa të kërkosh falje… tregoju lubotenasve se pse ende kanë probleme me transportin publik.
Para sa të kërkosh falje… tregoju lubotenasve se pse ato kërcënohen që të marin pjesë në tubimet e tyre.
Para sa të kërkosh falje… tregoju lubotenasve se pse për çdo incident që ndodhë në rrethinë të Lubotenit, banorëve u kufizohen të drejtat e lëvizjes së lirë.
Para sa të kërkosh falje… tregoju lubotenasve se pse në Luboten gjithçka që është realizuar, është realizuar me djersën e fshatarëve.

Në vend që të kërkosh votën e lubotenasve duhet të japësh llogari për gjithë këto…..!

Ti, Ali Ahmeti, kërkon që Luboteni t’ju falë, por po harroni se deri sa Luboteni për çdo vit i përkujton 10 dëshmorët e vet, ju e keni shprëblyer me 9.5 milion euro vrasësin e këtyre lubotenasve.

Si t’ju falim?! Na vjen turp prej varreve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme