Kryeministri Zoran Zaev sot do të bisedojë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Bisedimet janë pjesë e përpjekjeve diplomatike të Berlinit për të sjellë Shkupin dhe Sofjen më afër së bashku në mënyrë që të mbajnë seancën e parë ndërqeveritar me BE-në dhe fillimin zyrtar të negociatave në mes Maqedonisë së Veriut gjatë presidencës gjermane, pas njoftimeve për veto nga ana e Bullgarisë.
Zaev dje deklaroi se pas bisedimeve të djeshme në Berlin midis ministrit të Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministrit, Nikolla Dimitrov me ministren e bullgare të Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, ai është optimist për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, të cilën ai e sheh në edhe në paraqitjen e Zaharievës, por edhe në statusin në Fejsbuk të kryeministrit bullgar, Bojko Borisov.
Ai theksoi se ndihma nga Gjermania është e mirëseardhur dhe vlerësoi se komunikimet e shpeshta mes grupeve të punës dhe ministrave nga të dy palët japin rezultate, sepse këto janë dy vende mike.
“Tani është radha jonë, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të hapë kapitujt përmes konferencës së parë ndërqeveritare. Mundohem të ketë mirëkuptim të plotë. Të dy palët duan të ketë zgjidhje”, tha Zaev.