Molliqaj: Mentor Shala servil i pushtetit

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj deklaratës së drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, përcjell GazetaBlic.

Molliqaj e ka quajtur këtë të fundit servil të pushtetit dhe i braktisur ne planin e tij për ta akuzuar Vetëvendosjen.

Ky është shkrimi i plotë :

Reagim i Sekretarit Organizativ Dardan Molliqaj ndaj shpifjeve të Mentor Shalës

Drejtori i RTK-së, Mentor Shala si servil i pushtetit dhe i braktisur në planin e tij për ta akuzuar VETËVENDOSJE!-n, sërish ka përdorur gjuhë akuzuese e shpifëse për aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, këtë herë kundër meje.

Pasi pushteti po dështon që ta montojë procesin kundër aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shala vazhdon të gënjejë i vetmuar në këtë luftë të pandershme. Si në kohën kur lëshonte komunikata në emër të menaxhmentit dhe keqpërdorte hapësirën publike për t’i akuzuar pa asnjë provë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, ai po vazhdon të shpifë për sulme të cilat VETËVENDOSJE! nuk ka asnjë lidhje.

Unë e ftoj prokurorinë që ta trajtojë si shpifje deklaratën e tij dhe të kërkojë përgjegjësi penale ndaj këtij shërbëtori besnik të pushtetit i cili nuk po dorëzohet nga kjo betejë prej së cilës edhe vetë pushteti po tërheqet. E vërteta, që e ka mposhtur ekipin montues të rastit që akuzonte për terrorizëm, do ta mposhtë edhe këtë sharlatan insistues, ka përfunduar reagimin e tij Molliqaj./GazetaBlic.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme