Kryeministri Edi Rama ka shënuar numrin më të ulët të ndjekësve në rrjetet sociale me intervistën e dhënë mbrëmjen e së enjtes në “Real Story”, një turpërim ky që erdhi pasi në të njëjtën kohë me të, kreu i PD, Lulzim Basha, ishte përballë gazetarëve në “Opinion”.
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se kjo braktisje e Kryeministrit nga shqiptarët është fryt i një neverie të madhe që ai ka ngjallur në popull.
“Neveri, neveri, neveri! – ka theksuar tri herë Berisha në mesazhin e tij e tij. – Shpërthen neveria kombëtare e papërmbajtur ndaj Edvinit!
Nderim qytetarëve të të gjitha bindjeve partiake për xhestin e tyre fisnik, rekordin historik të menderosjes dhe neverisë që arritën me të pashpresin e pakallur,” ka përfunduar Berisha.
© SYRI.net