Pal Lekaj – Isa Mustafës: Hajde shkojmë në Çakorr e Zhlep

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ia ka kthyer përgjigjen kryeministrit, Isa Mustafa i cili kërkoi nga Lekaj që të tregojë se ku janë humbur ata 8200 hektarë tokë nga marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

“Dështimet tuaja në këto vite të qeverisjes janë për disa arsye…besimin, legjitimitetin edhe pse të dyshimtë nuk e përdoret për të zhvilluar Kosovën, por për të rritur veten tuaj…nuk e përdoret për suksesin e institucioneve por për suksesin e egos tënde dhe së patjetër duhet pranuar populli se ju nuk bëni gabime gjatë punës”, shkruan Lekaj.

Pjesa tjetër e reagimit të Lekajt:

Kosovën nga një vend i bekuar nga zoti me pasurinë natyrorë e njerëzore po e ktheni çdo ditë në një vend ferri…duke e shtyer me shpejtësi në humnerë me kokën poshtë…ju ka mbetë e madhe vetëm mendja kryeministër…e

Kosovën çdo ditë po e t’kurrni, duke filluar nga mundësitë për të jetuar deri në ato që e përbëjnë shtetin, (territorin, sovraniteti, e popullin). Te gjithë, përjashto ju dhe disa klient qeveritarë tuaj, e kanë kuptuar se Kosova po shkon në rrugën me te gabuar, edhe matjet anketuese për optimizëm nuk po ju funksionojnë më.

Mos e vendosni të ardhmen e Kosovës në bastin se kush kënd do ta mund në këto tema të ndjeshme. Si deputet jemi të vendosur që të shpëtojmë Kosovën e jo juve dhe komisionin tuaj, në këtë pikë janë të gjithë deputetët thuajse pa përjashtim.

Kryeministër, nëse i keni argumentet dhe guximin qytetarë, ju ftojë që të shikojmë sëbashku në Kullë, Çakorr e Zhlep, dhe do ju tregoj saktësisht territorin e humbur. Juve ju mbetet që të vendosni për ditën dhe orën.

Sa i përket debatit teorik (në rrjete sociale, siç je mësuar), për mua këtu mbyllët!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme