Një parti shqiptare tenton blerjen e votave (Foto)

Lexues të portalit Sakte.net kanë njoftuar se kanë presione nga më të ndryshme nga partia shqiptare në pushtet për shit – blerje të votës.

Në pyetjen se pse nuk i lajmërojnë këto raste në polici, një lexues i shqetësuar është përgjigjur se nuk beson në organet e rendit. Ai ka dërguar foto nga kjo ngjarje ku shihet tentim i blerjes së votës.

Përndryshe, shitja e votave në këto zgjedhje mund t’ju kushtojë shtrenjtë, tashmë jo vetëm atyre që ofrojnë para ose favore të tjera, por edhe vetë qytetareve që do të pranojnë të shesin votën e tyre.

Ndryshimet e reja në Kodin Penal parashikojnë denim me së paku 5 vite burg e me shume per ate qe do ta shes votën e tij. I njejti denim vlen edhe per ate që do ta blejë votën e qytetarit. Dënimi prej të paktën 5 viteve burg parashikohet jo vetëm në rastet kur merren parate, por edhe në ato raste kur premtohet ose dakordohet shitja e votes dhe ende pa marrë shpërblimin e fituar. Në Neni 162 të Kodit Penal thuhet se: “Ai qe personit me të drejtë vote i ofron, jep ose premton shpërblim ose interes tjetër, me qëllim që ta përfitojë që mos ta kryejë ose si ta kryejë të drejtën e zgjedhjes, do të dënohet me burg prej së paku 3 – 5 vite./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme