Gazetari: Kjo polici ka vetëm helm dhe plumba për qytetarët

Gazetari Juxhin Mustafaraj ka reaguar pasi policia hodhi gaz lotsjellës në të paktën katër destinacione të ndryshme në Tiranë gjatë protestës.

Fillimisht u hodh gaz te kryeministria, më pas te ministria e Brendshme, te Bashkia e Tiranës dhe te Sheshi Skënderbej.

“Vetëm Polici nuk mund te konsiderohet kjo që kemi. Helm dhe plumba drejt qytetarëve të saj. Tmerr,” shkruan ai.

Kurse gazetari Vehap Kola është i revoltuar me ata që ankohen për zbukurimet e Vitit të Ri.

“Një ndër arritjet e protestës është hedhja e maskës hipokrite të festimeve përpara kryeministrisë dhe përpara bashkisë.

Zbukurime, pemë dhe drita në kohë pandemie, dhe që nga dje, në një mort të madh që ka hapur vrasja polivore duke u gdhirë 8 Dhjetori, janë cinizëm i padurueshëm.

Ajo pemë, ato zbukurime mund të kishin mbuluar ilaçet e dhjetëra shqiptarëve që kanë vdekur se s’blinin dot ilaçet e COVID.

O Zot, bëjua jetën ferr dhe mort këtyre zullumqarëve, siç po ua bëjnë ferr dhe mort jetën shqiptarëve!” shkruan ai.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme