Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë disa mesazhe të fuqishme sot në Kuvendin e Shqipërië, sidomos drejtuar qeverisë shqiptarë.
“Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria”, deklaroi Osmani midis të tjerave tek bëri thirrjen e fortë: “Na lini të vijmë siç deshën të parën tanë, ashtu siç duam ne dhe siç do duan dhe fëmijët tanë.”
Vjosa Osmani ka vlerësuar mjaft në fjalën e saj, rëndësinë e konsolidimit të demokracisë për të mos lejuar regjimet shtypëse t’i bëjnë qytetarët të vuajnë dhe ka sjellë si shembull dy raste nga njerëzit e saj më të dashur:
Eruditi ynë i madh, Faik Konica thoshte në 1898, ‘të përpiqemi me të gjitha forcat tona, të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë ta duan Shqipërinë jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari’. Ju ftoj që të punojmë që edhe flamuri i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur e sovran për të cilin u bë luftë e drejtë çlirimtare të valojë në Kombet e Bashkuara dhe në NATO krahas atij të Shqipërisë dhe të ecë me hapa të sigurt drejt anëtarësimit në BE.
Përgjatë historisë sonë shumë familje janë ndarë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Të tillë e kishte fatin dhe familja ime.
Gjyshi im, babai i nënës sime kishte përjetuar tortura të tmerrshme në burgjet e regjimit serb dhe në fund kishte vdekur nga ato tortura, ndërsa xhaxhai i nënës sime, vëllai tjetër Sulejman Vuçiterna, kryetar i Akademisë Ushtarake këtu në Shqipëri, kishte mbetur në Shqipëri, por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës.
Kjo histori e dhimbshme e ndarjes së familjeve, por e vuajtjeve në të dyja anët e kufirit është historia e mijëra familjeve shqiptare.
Le të jetë guximi i tyre, dhe i secilit shqiptar për t’u thënë jo regjimeve të dhunshme, regjimeve shtypëse udhërrëfyes për secilin prej nesh në rrugën tonë drejt demokracisë së konsoliduar e drejt një Kosove dhe një Shqipëria ku rinia jonë krenohet me vendimet që i marrim ne, si përfaqësues të tyre të zgjedhur. Ju falënderoj për mikpritjen në shtëpinë tonë të përbashkët”, deklaroi Osmani.